Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Moderna ka paditur Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të patentave për zhvillimin e vaksinës së parë kundër COVID-19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se ata kopjuan teknologjinë që Moderna zhvilloi vite përpara së të përhapej pandemia, shkruan Reuters.
Padia, e cila kërkon dëmshpërblime monetare të pacaktuara, është dërguar në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Massachusetts dhe në Gjykatën Rajonale të Dusseldorf në Gjermani, tha Moderna në një njoftim për shtyp të premten.
“Ne paditëm Pfizer për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën ne filluam, investuam miliarda dollarë gjatë dekadës para pandemisë COVID-19”, tha në deklaratë shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel.
Moderna dhe partneri i saj Pfizer Inc dhe BioNTech ishin dy nga kompanitë e para që zhvilluan një vaksinë kundër koronavirusit të ri.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)