Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/12/2022
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka premtuar të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke thënë se kushdo që vjen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të lejohet të qëndrojë. Ai konfirmoi gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë për çështjen e emigrantëve.
Duke bërë një sërë njoftimesh në dhomën e Komunëve në Parlamentin britanik, kryeministri tha se legjislacioni do të futet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të thotë se njerëzit që nuk shkojnë në Britani përmes rrugëve legale dhe të sigurta do të ndalohen dhe do të kthehen me shpejtësi ose në atdheun e tyre ose një vend të sigurt ku do të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Ai tha se ata që hyjnë ilegalisht nuk do të jenë më në gjendje të pengojnë përpjekjet e largimit me pretendime ose apelime të vonuara ose të rreme.
Por ai u zotua të punojë me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët për të krijuar më shumë rrugë ligjore kështu që Mbretëria e Bashkuar të mbetet një strehë e sigurt për më të cenuarit.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria do të rifillonte fluturimet e saj të diskutueshme për në Ruandë për të deportuar ata që mbërrinin ilegalisht dhe se është rënë dakord një me marrëveshje me Shqipërinë për të kthyer të gjithë qytetarët që shkojnë në Britani përtej Kanalit me varka të vogla.
Ai tha se deputetët së shpejti do të jenë në gjendje të vendosin një kuotë vjetore për të përcaktuar kapacitetin për të ofruar strehim për azilkërkuesit.
“Zgjidhja nuk duhet të jetë vetëm ajo që funksionon, por ajo që është e drejtë. Është e padrejtë që njerëzit vijnë këtu ilegalisht”, tha Sunak.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)