Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.
“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. 🇦🇱🇬🇷”, shkruan kryeministri grek.
Më herët, shteti fqinj refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare por më pas u tërhoq. Drejt vendit fqinj do të shkojnë më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)