play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Miratohet paketa anti-krizë: Kush përfiton prej ndihmës ekonomike nga 1 tetori

today22/09/2022

Background
share close

Gjatë një komunikimi të sotëm, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi paketën e mbështetjes ekonomike që do të ndihmojë vendin dhe qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.

Manastirliu deklaroi se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu dha detaje për vendimet që u morën.

Nisur nga paketa që hyn në fuqi më 1 tetor, gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për të  përballuar çmimin e energjisë elektrike. Pjesë e kësaj pakete janë gjithashtu edhe personat mbi 65 -vjeç që nuk marrin pension.

“Kemi miratuar disa vendime dhe është përcaktuar se nga 1 tetori rritet me 10 % ndihma ekonomike për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Nga 1 tetor dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishaur pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç.

Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë.”- deklaroi ajo.

Gjithashtu, po ditën e sotme është marrë një tjetër vendim në lidhje me energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *