“Sa i përket ambasadorëve tanë i kemi informuar për pozicionin tonë, bazuar me fakte që kanë të bëjnë me situatën mbi informacionet që kemi. Ata janë të gatshëm që të dërgojnë informacionet te liderët e vendeve përkatëse. S’do të shkojmë te secili vend që të bindë autoritetet. Ne jemi njerëz të sjellshëm. Ajo që bën SHBA, është që të ndjekin sanksionet e vendosura nga ky vend. Ky është mungesë respekti për qytetërimet të mëdha. Se imagjinoja se do të kishin një mungesë kaq të madhe respekti, për të futur ruso-fobinë.
Sa i përket spitaleve dhe maternitetit u përgjigja. Media perëndimore e ka sjellë këtë në vëmendjet ndërkombëtare. Ne kemi ndjekur mënyrën diplomatike deri në fund,. I kemi prezantuar propozimet tona, përmes një drafti mbi pikat kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë. Pjesë më e madhe a tyre pikave që propozuan u refuzuan, duke përfshirë dhe kërcënime direkte ndaj Rusisë. Presidenti putin e sqaroi qartë se pse kërkoi një operacion special në Ukrainë. Ju duhet të kuptoni logjikën tonë që është e qartë, ne duam një Ukrainë të çmilitarizuar, një Ukrainë që nuk përbën kërcënime dh e nuk është një vend nazist dhe s’do të ndalojë kulturën dhe gjuhën ruse. Pati një përjashtim të gjuhës ruse, pati pakënaqësi dhe nga pala hungareze. Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime. Kur nuk pati dhe një referendum në Kosovë, NATO krijoi një situatë me bombardime për të bërë shkatërrimin e Jugosllavisë. Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjesh.
Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë?
Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan. Sepse një vend si Britania ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim u ndodh dhe ndaj federatës ruse”, tha Lavrov.
Post comments (0)