play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konfliktet

today25/11/2024

Background
share close

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e tyre nga Lindja e Mesme. Ata më pas do të diskutojnë edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ministrat e G7-ës do të diskutojnë edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe shefit ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe “për efektet e mundshme të krizës aktuale në Liban dhe Gazë”, tha Ministria e Jashtme e Italisë.

Mikpritës i takimeve është ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Sesioni i parë nis pasditen e së hënës dhe do t’i kushtohet situatës në Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, veçmas për përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe Liban.

Në një nga sesionet do të marrin pjesë edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha Ministria e Jashtme e Italisë.

“Kemi kërkuar që të jenë të pranishëm edhe partnerët nga rajoni për të nxitur dialog me anëtarët e G7-ës”, tha Tajani përmes një deklarate.

“Vetëm së bashku mund të gjejmë zgjidhje konkrete dhe të sjellim paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Në ditën e dytë të takimeve, ministrat do të diskutojnë për mënyrat se si të vazhdohet mbështetja për Kievin, mundësitë për paqe dhe nismat për rindërtimin në të ardhmen, tha Roma.

Po të njëjtën ditë, në Bruksel ambasadorët nga shtetet e NATO-s dhe Ukraina do të diskutojnë për lëshimin e një rakete të re hipersonike të Rusisë, e cila ka rreze të mesme veprimi.

Po ashtu, kryediplomatët e G7-ës pritet të diskutojnë për krizat në Haiti dhe Sudan, si dhe për situatën politike në Venezuelë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *