Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Rihanna tani është miliarderja më e re në SHBA.
Këngëtarja 34-vjeçare së fundmi hyri në listën vjetore të “Forbes” të femrave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi.
Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.
Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliard $ (1.3 miliard euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty.
Fituesja nëntë herë e çmimit “Grammy” zotëron gjithashtu 50 % të “Fenty Beauty”, i cili u prezantua në 2017 dhe solli 550 milionë $ (536 milionë euro) të ardhura në vitin 2020.
Konglomerati francez i modës luksoze “LVMH” zotëron gjysmën tjetër të kompanisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)