Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Miley Cyrus ka hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë kundër këngës së saj “Flowers”.
Këngëtarja 30-vjeçare ka hedhur poshtë padinë për të drejtën e autorit të nisur nga Tempo Music Investments, një mbajtës i pjesshëm i të drejtave të autorit për këngën e Bruno Mars të vitit 2013, “When I Was Your Man”, sipas dokumenteve të siguruara nga People Magazine.
Platforma e investimeve muzikore zotëron pjesërisht të drejtat e autorit vetëm sepse bleu katalogun e bashkë-shkrimtarit të këngës, Philip Lawrence. Nuk ka asnjë lidhje me bashkë-shkrimtarët e tjerë të këngës, Ari Levine dhe Andrew Wyatt.
Në përgjigje, avokatët e Cyrus kanë paraqitur një mocion për të rrëzuar padinë, duke argumentuar se “vetëm pronarët e të drejtave ekskluzive mund të padisin për shkelje të së drejtës së autorit” dhe “një bashkëautori i mungojnë të drejtat ekskluzive dhe, për rrjedhojë, gjithashtu nuk ka të drejtë të padi për shkelje”.
Përgjigja e Cyrus vjen pasi ajo u padit më 16 shtator për ngjashmëritë e mëdha midis “Flowers” dhe “When I Was Your Man”.
Padia pretendonte se hiti i saj i vitit 2023 “kopjon elemente të shumta melodike, harmonike dhe lirike” të këngës së Mars.
Ankesa pretendonte gjithashtu se “linja vokale hapëse nga kori i Flowers fillon dhe mbaron në të njëjtat korda si linja vokale hapëse në vargun e When I Was Your Man”
Në padi, Tempo Music Investments u kërkoi të pandehurve të listuar të ndalonin riprodhimin, shpërndarjen ose shfaqjen publike të Flowers. Ata po ashtu kërkonin një shumë të pacaktuar dëmshpërblimi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)