Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania multinacionale Microsoft ka bërë publik një hetim që konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare.
Menjëherë pas sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare në mes të korrikut, Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet – të cilat tashmë janë konfirmuar të jenë drejtuar nga shteti i Iranit.
Në kohën e sulmeve dhe angazhimit të kërkuar nga qeveria shqiptare, kompania nxori një deklaratë për shtyp që lexonte se “Microsoft është i përkushtuar të ndihmojë klientët tanë të jenë të sigurt duke arritur më shumë. Gjatë këtij aktiviteti, ne mobilizuam shpejt Ekipin tonë të Zbulimit dhe Reagimit (DART) për të ndihmuar qeverinë shqiptare që të rimëkëmbet me shpejtësi nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të menaxhuar rreziqet e sigurisë kibernetike, ndërkohë që do të vazhdojë të përmirësojë mbrojtjen nga sulmuesit me qëllim të keq.”
Ky blog i postuar në faqen kryesore të kompanisë paraqet hetimin, procesin e Microsoft-it në atribuimin e aktorëve të lidhur me këtë sulm si edhe taktikat dhe teknikat e vëzhguara nga DART dhe Qendra e Inteligjencës së Kërcënimeve të Microsoft (MSTIC) për të ndihmuar klientët dhe ekosistemin e sigurisë të mbrohen nga sulme të ngjashme në të ardhmen.
Microsoft vlerësoi me besim të lartë se më 15 korrik 2022, aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane kryen një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare, duke prishur faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet publike.
Në të njëjtën kohë, dhe përveç sulmit shkatërrues kibernetik, MSTIC vlerësoi se një aktor i veçantë i sponsorizuar nga shteti iranian ka rrjedhur informacione të ndjeshme që ishin filtruar muaj më parë. Uebfaqe të ndryshme dhe media sociale u përdorën për të nxjerrë këtë informacion.
Sulme të ngjashme sipas Microsoft janë kryer nga Irani edhe në shtete të tjera të konsideruara armike apo të cilat janë pjesë e aktorëve të shënjestruar historikisht nga ky shtet si – Izraeli, Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)