play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Merret vendimi, Frida Krifca: Kush mbjell një hektar grurë, merr 300 mijë lekë

today29/07/2022

Background
share close

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka bërë me dije se ditën e sotme qeveria mori vendimin se të gjithë fermerët të cilët do të mbjellin 1 hektar grurë do të marrin mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Gjithashtu ministrja bëri me dije se për pëshkatarët do të shtohet buxheti me 200 milionë lekë, të cilët do të rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion.

Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *