Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/09/2022
Fjalimi i mbrëmshëm i Meghan Markle në samitin One Young World në Mançester u konsiderua i pakuptimtë.
Ekspertët mbretërore thonë se të gjithë fjalimin e rrotulloi tek vetja dhe ia numëruan sa herë përmendi në të fjalën “Unë”.
Plot 54 herë. Në një bisedë 7 minutëshe.
Ky ishte fjalimi i saj i parë në Britani që pas largimit nga mbretëria.
Në një fjalim mbi barazinë gjinore, Meghan foli më shumë për veten duke u vetëquajtur “vajza e suits”.
Ajo tha sesi nga një vajzë e thjeshtë arriti në ulej në tryezë me kryeministra, liderë të fuqishëm dhe aktivistë. Po nuk e bëri të qartë rrugën e suksesit të saj.
Meghan foli edhe për mënyrën sesi botëkuptimi i saj ka ndryshuar që pasi është bërë nënë.
Pavarësisht përpjekjeve të saj për të mbajtur një fjalim të sinqertë dhe frymëzues, kritikët pretendojnë se fjalimi i dukeshës ishte i pakuptimtë dhe se e lidhte gjithçka me veten.
Të tjerë thonë se vështirë që 2 mijë të rinjtë e pranishëm të kenë kuptuar një fjalë të vetme nga ato që ajo tha.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)