Buja që Eurovizion bën në mediat europiane është e gjithmonë e madhe. Pa u vënë re nuk ka kaluar as Ronela Hajati, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Sekret”. Koreografia e censuruar nga Eurovizion është diskutuar shumë në rrjetet sociale dhe jo të gjithë kanë qenë dakord; siç thotë Corriere della sera, a e njohin Michael Jackson dhe Madonnën?!
Media prestigjioze italiane i ka kushtuar një shkrim të shkurtër përfaqësueses së Shqipërisë, duke përmbledhur gjithçka, nga performanca, videoklipi dhe rryma e këngës.
Shkrimi i Corriere della sera:
“Reggaeton dhe folklori ballkanik: dikush të na japë antidotin menjëherë … Nëse nuk ju mjafton ajo që keni parë live, gjeni videon në YouTube: “Sekret” është një fantazi mesjetare si Game of Thrones për të treguar një histori dashurish të fshehta, tradhtish, seksi dhe gjaku. Me zërin e fuqishëm, por jo gjithmonë të përqendruar, Ronela dorën në zonën intime gjithsesi e vendosi, edhe pse Eurovizioni e kishte censuruar në rrjetet sociale (por a e njohin Michael Jackson dhe Madonnën?).”
Edhe britanikja Metro UK i kushtoi një shkrim Ronelës, duke shkruar:
“Gjysmëfinalet e Eurovizionit 2022 nisën me furi falë Ronela Hajatit të Shqipërisë dhe performancës së saj në twerking. Duke shkaktuar stuhi në skenë si interpretuesja e parë, Ronela tërhoqi vëmendje me një trup me shkëlqim argjendi dhe një flotë me kërcimtarë dhe një koreografe femër.
Ronela performoi këngën e saj ‘Sekret’, e cila fillimisht u publikua si single më 5 mars dhe ishte kompozuar dhe shkruar nga vetë këngëtarja dhe prodhuar nga Marko Polo.
Është e sigurt të thuhet se publiku e priti me entuziazëm performancën e Ronelës teksa ajo rrotullohej nëpër skenë me kërcimtarët e saj.”
Post comments (0)