Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/10/2023
Korpusi i Karabinierëve, i specializuar në luftën kundër tregtisë së paligjshme të veprave të artit dhe trashëgimisë arkeologjike, konfiskoi dhe i ktheu Greqisë 5 monedha të lashta helenistike.
Monedhat u nxorën në shitje online për 1500 €. Sipas informacioneve, personi që i posedonte në mënyrë të paligjshme nuk e kishte kuptuar vlerën e tyre.
Hetimi u koordinua nga Prokuroria e Milanos, ndërsa në operacion morën pjesë karabinierët e Monzës. Monedhat datojnë nga shekulli i pestë deri në shekullin e dytë para Krishtit.
Monedhat ishin ruajtur me kujdes dhe mund të shihej qartë fytyra e Athinës dhe Glaukut, Aleksandri i Madh me një “luan”, Zeusi, Dionisi dhe Herakliu, si mbrojtës i Tasos. Këto janë objekte me vlerë, të cilat lidhen me realitetin social, tregtar dhe kulturor të Greqisë antike.
“Kjo është një lëvizje veçanërisht e rëndësishme, e cila konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes autoriteteve greke dhe italiane në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Bashkëpunim që synojmë ta forcojmë me shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të vlefshme, të cilat bazohen edhe në përdorimin e mjeteve të avancuara teknologjike”, tha ambasadorja greke në Itali.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)