Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/11/2023
Erion Braçe ka sqaruar edhe njëherë përmes një videoje me terma ekonomikë, pse paketat higjienike për vajzat dhe gratë, që përdoren gjatë ciklit menstrual, duhet të jepen pa TVSH.
“Sa kohë CIKLI MENSTRUAL I GRAVE E VAJZAVE është një çështje shëndeti, sa kohë që në shëndetin në çdo aspekt e kemi pa TVSH, edhe materialet për këtë duhet të jenë pa barriera fiskale për gratë e vajzat!”, shkruan Braçe.
Video dhe postimi i plotë:
“ESHTE NJE CESHTJE SHENDETI!
DJE, ZYRTARISHT NE KUVEND, PROPOZIMI:
PA TVSH PAKETAT HIGJENIKE PER GRATE E VAJZAT GJATE CIKLIT MENSTRUAL!
Dje ne komisionin e EKONOMISE se #KUVENDIT, zyrtarizova propozimin per HEQJEN E TVSH per produktet qe plotesojne PAKETEN HIGJENIKE per GRATE E VAJZAT!
E thjeshte:
Sa kohe CIKLI MENSTRUAL I GRAVE E VAJZAVE eshte nje ceshtje shendeti, sa kohe qe ne SHENDETIN NE CDO ASPEKT E KEMI PA TVSH, EDHE MATERIALET PER KETE DUHET TE JENE PA BARRIERA FISKALE PER GRATE E VAJZAT!
Ne #30NENTOR diskutimi final!”, shkruan Braçe.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)