play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Më 1 shtator nis shpërndarja e teksteve në shkolla, nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas

today21/08/2023

Background
share close

Më 1 shtator nis shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas

Më 1 shtator do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor. Nga kjo lehtësi përfituar vetëm nxënësit e klasave të para, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe ata të klasës së dytë dhe të tretë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit Evis Kushi shkruan se kjo lehtësi ka ardhur si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

“Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator. Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to. Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë”, shkruan Kushi.

Ministrja sqaron se përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *