Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Duke filluar nga data 8 Tetor 2024 , Muzeu Etnografik i Elbasanit i hapur në vitin 1986 do të mbyllet për një periudhë prej 4 -6 muaj pasi në të do të kryhen punime restauruese të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë ,dyerve, dritareve etj.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se një kompani me mjaft eksperiencë gjatë muajve në vazhdim do ë kryejë punime në Muzeun Etnografik të Elbasanit për përmirësimin strukturor dhe estetik të saj dhe me synimin për të garantuar jo vetëm ambjente me pamje fantastike por edhe tejet të sigurta për vizitorët që sivjet janë shumëfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
Ato janë një mozaik i pasur veshjesh që pasqyrojnë tiparet e krahinës etnografike. Në këtë muze gjenden jelekë, xhamadanë, xhybe, dollomane etj, të bëra me copa të kushtueshme, të zbukuruara me motive vendase e të thurura me gajtane e tel argjendi, ose ari. Kostumet e burrave e të grave ruhen në dhoma të veçanta të këtij muzeu dhe dallohen për bukurinë dhe elegancën si edhe çmohen shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë e punuar me copë kadife të kuqe të importuar që përdorej nga aristokracia e lartë kushtonte jashtëzakonisht shtrenjtë për kohën dhe jo gjithkush kishte fatin të vishte një të tillë.
Në këtë muze gjen punime të metalpunuesve, artizanëve, dru punuesve, armëtarëve, leshpunuesve, etj .Muzeu ka edhe dhomat e pritjes , të ngrënies , të fjetjes dhe ambjente të tjera të bollshme .Aty ruhet guri i varrit të Mark Sabidit, i cili vërteton vendodhjen e qytetit të Elbasanit.Gjithashtu në muze ndodhet edhe dokumenti më i vjetër arkeologjik ,basorelievi i skalitur në gur, stela me figurën e nuses ilire, si edhe vegja e tezgjahu që përdoreshin nga gratë elbasanase të cilat endin pëlhura dhe qilima, etj. Muzeu Etnografik i Elbasanit mbart brenda një pasuri të çmuar të historisë së qytetit dhe vizitohet nga qindra e mijëra të huaj.
Ky muze ,është një ndërtesë që shquhet për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturën e saj mjaft të veçantë, duke e identifikuar atë si një perlë në trevën e Elbasanit e cila është ndërtuar në një periudhë kur qyteti ishte i mbushur me pasanikë çka dëshmon edhe zhvillimin urban të kohës.Edhe në ditët e sotme godina e Muzeut Etnografit të Elbasanit mbetet një nga më të bukurat e këtij qyteti dhe përbën një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore dhe është një shtëpi me karakteristikave të veçanta të shekullit XVIII-të.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)