Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/05/2023
Rregullatorët amerikanë konfiskuan bankën “First Republic” mëngjesin e së hënës dhe gjithë depozitat dhe pasuritë e saj u blenë nga banka “JP Morgan Chase”, në një përpjekje për të shmangur një krizë të mëtejshme bankare në Shtetet e Bashkuara.
Ky është dështimi i dytë më i madh bankar në historinë e Shteteve të Bashkuara, pas atij të bankës “Washington Mutual”, e cila falimentoi në kulmin e krizës financiare të vitit 2008.
Banka “First Republic” ndodhej në krizë që pas falimentimit në mars të bankave “Silicon Valley” dhe “Signature”, mes shqetësimeve në rritje të investitorëve dhe depozituesve se ajo mund të falimentonte për shkak të numrit të lartë të depozitave të pasiguruara dhe kredive me norma të ulëta të interesit.
Sipas autoriteteve, deri më 13 prill, pasuritë e bankës “First Republic” kishin vlerën e 229 miliardë dollarëve, ndërsa numri i përgjithshëm i depozitave ishte 104 miliardë dollarë.
Në fund të vitit të kaluar, Rezervat Federale e renditën atë si bankën e 14-të më të madhe tregtare amerikane.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)