play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Mbyllen bisedimet me Rusinë, Ukraina: Kemi një marrëveshje

today03/03/2022

Background
share close

Ka përfunduar pas 3 orësh raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës që ka çuar në përplasje ushtarake dy vendet tashmë prej 8 ditësh.

Mediat ruse raportojnë se në takimin e dytë është arritur dakordësi për disa çështje, mes të cilave vendosja dhe e një armëpushimi të përkohshëm për krijimin e korridoreve humanitare.

Palët nuk arritën një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ose përfundimin e operacionit special rus, por bënë përparim në çështjet humanitare.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se në bisedimet e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë arritur rezultatet që Ukraina priste. Por ai tha se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat në të ardhmen më të afërt.

Në negociata Ukraina kërkon ndalim të menjëhershëm të sulmeve, armëpushim, hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e bombarduara.

Ndërsa pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë: Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”. Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj. Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *