play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Mbështetja amerikane kundër Rusisë, Austin viziton Ukrainën

today20/11/2023

Background
share close

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka mbërritur në Kiev të hënën në shenjë mbështetje për Ukrainën, pasi janë rritur shqetësimet se aleatët perëndimorë të Kievit janë “lodhur nga lufta”, posaçërisht SHBA-ja, e cila është përkrahësi i saj më i madh ushtarak dhe financiar. “Sapo mbërrita në Kiev për t’u takuar me liderët ukrainas”, shkroi Austin në rrjetin social X. “Jam këtu sot për ta dhënë një mesazh të rëndësishëm – Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë, tani dhe në të ardhmen”, shtoi Austin. Kjo është vizita e dytë e Austinit në Ukrainë, i cili udhëtoi me tren drejt Kievit nga Polonia.Uashingtoni i ka dhuruar Ukrainës ndihma ushtarake dhe të tjera në vlerë dhjetëra miliarda dollarë prej se Rusia e nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkurt 2022. Teksa Austini mbërriti në Kiev, një ushtar ukrainas dhe një grua u vranë nga shpërthimi i një granate në një banesë në rrethinën e Kievit, Dnipro, thanë autoritetet në kryeqytetin ukrainas. Një person tjetër u plagos dhe u dërgua në spital. Shkaktari i shpërthimi nuk dihet, tha policia, duke shtuar se hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Në fillim të këtij muaji, Hennadiy Chastyakov, ndihmës i komandantit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, u vra nga shpërthimi i një granate që i ishte dhënë atij si dhuratë për ditëlindje. Ndërkohë, dy civilë u vranë të hënën në mëngjes kur trupat ruse granatuan Hersonin, tha shefi i administratës ushtarake në qytetin jugor ukrainas, Roman Mrochko.

Qeveria amerikane e ka përsëritur shumë herë se do t’i qëndrojë pranë Kievit sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, së fundmi janë rritur shqetësimet nëse Uashingtoni do ta vazhdojë mbështetjen për Kievin, pasi republikanët në Kongres e kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Ndihmat shtesë për Ukrainën nuk u futën në projektligjin e përkohshëm financiar të aprovuar nga Kongresi javën e kaluar, i cili u bë për ta shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *