play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri të larguar nga lufta

today02/03/2022

Background
share close

Konflikti me Rusinë, mbërrijnë ukrainasit e parë nëpërmjet Qaf Thanës – A2  CNN

Qafë Thanë – Hyjnë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri rreth 20 shtetas ukrainas të cilët janë larguar për shkak të pushtimit nga Rusia. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafë Thanës gjatë ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare pohojnë për ABC se ukrainasit, kanë udhëtuar të vetëm ose me bashkë familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *