play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Masakra e Reçakut, ministri Hasani: Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më

today15/01/2024

Background
share close

Ngjarja tragjike e historisë së Kosovës, Masakra e Reçakut, është kujtuar dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se kjo ditë është një motiv për të vazhduar pa u ndalur angazhimin për paqe, liri dhe drejtësi.

Teksa thotë se mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më, ministri Hasani thekson se 15 Janari i vitit 1999 nuk do të harrohet kurrë.

“25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona. Kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin tonë për paqe, liri dhe drejtësi. Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më. 15 Janari 1999 nuk do të harrohet kurrë”, shkruan ministri Igli Hasani.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *