play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Martesa të rreme për leje qendrimi/ Britani e Madhe: Kryesojnë shqiptarët

today11/08/2022

Background
share close

Qindra njerëz perdorin martesa false për të fituar të drejtën e qendrimit në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, 365 çifte kanë përdorur martesat e rreme, që t’iu mundësojnë qytetarëve të BE-së qëndrimin në Britani. Ata nuk janë ndjekur penalisht, që pas daljes kësaj të fundit nga BREXIT si edhe gjatë pandemisë.

Në vitin 2018, Skema e Zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në MB pasi vendi u largua nga BE. Ata duhej të ishin rezident deri në dhjetor 2020 dhe të aplikonin për leje qëndrimi pasi  bashkëshortët nga çdo vend kishin të drejtë të aplikonin.

Ndërkohë disa çiftet janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese skemën duke hyrë në një martesë të rreme me shtetasin e BE-së që zgjeron të drejtat e tyre të qëndrimit tek partneri i tyre fals jo i BE-së.

Sipas Zyrës së Brendshme të MB disa individë e bëjnë këtë për para, madje shpesh përfshihen bandat e krimit të organizuar. Kërkesat për lirinë e informacionit kanë zbuluar ndërmjet muajit mars 2018 dhe fundit të shtatorit 2021, 365 martesa të rreme midis një shtetasi të BE-së dhe një shtetasi jo-BE-së.

Shqipëria kryeson tabelën e vendeve me 146 shqiptarë të përfshirë.

Dr Ervin Muco, tha në një intervistë për BBC se njerëzit paguanin bandat kriminale për atë që e shihnin si një biletë për një jetë të re.

“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë.Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende.Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet evropiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar evropian.Dhe për shkak se Britania ishte anëtare e BE-së, shumë shqiptarë janë tërhequr nga Britania e Madhe”, ka thënë Muco.

Ndërsa Ish-shefi i policisë Prof Krenar Ahmeti, në Universitetin e Tiranës, pranon se bandat e krimit janë të përshira në këto skema.

Çdokush që aspiron të jetojë në një vend të pasur e di se ka disa dokumente kyçe që u nevojiten nëse do të integrohen në atë shoqëri por ata gjithashtu shpesh kanë nevojë për një organizatë për t’i ndihmuar ta arrijnë këtë“, thotë Ahmeti.

Zyra e Brendshme tha: “Siç e pret me të drejtë publiku, ne e marrim shumë seriozisht abuzimin me rrugët e imigrimit të bashkëshortëve dhe partnerëve dhe të sugjerosh ndryshe është e gabuar. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime përmbarimore kundër individëve që gjenden në një martesë të rreme ose partneritet civil, duke përfshirë anulimin e lejes së tyre dhe largimin e tyre nga MB”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *