play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Marrëveshja Izrael-Hamas, lirohen pengjet e para izraelite

today24/11/2023

Background
share close

Grupi i parë i pengjeve izraelitë, i përbërë nga gra dhe fëmijë është liruar tashmë si pjesë e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit dhe iu janë dorëzuar punonjësve të ndihmës nga Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq, raporton Times of Israel.

Ata po dërgohen në vendkalimin Rafah dhe më pas do të shkojnë në Egjipt. Sipas informacioneve, familjet e pengjeve kanë mbërritur në spitalet ku do të dërgohen tek të afërmit e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant do të jenë në qendrën komanduese të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) në selinë ushtarake në Tel Aviv.

“Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes do të monitorojnë nga afër operacionin e lirimit të pengjeve dhe dërgimin e tyre në Izrael,” thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit, duke shtuar se figura të tjera të larta ushtarake do të jenë gjithashtu të pranishëm atje.

Rreth 39 të burgosur palestinezë, 24 gra dhe 15 djem adoleshentë do të lirohen më pas nga burgjet izraelite në Bregun Perëndimor si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *