play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Marrëveshja e Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, ministri Hasani: Moment historik!

today24/01/2025

Background
share close

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë nënshkruar një marrëveshje historike bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri.

Lidhur me këtë marrëveshje Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë reagimin e tij ku  e ka quajtur këtë marrëveshje një moment historik për rritjen e shpejtë ekonomike të Shqipërisë dhe progresin drejt integrimit në BE.

Hasani ndër të tjera u shpreh se Tirana është në rrugën e duhur për t’u bërë një qendër kryesore ekonomike rajonale.

Kjo marrëveshje synon të forcojë qëndrueshmërinë e sistemit financiar shqiptar duke mbështetur bankat për të mobilizuar fonde drejt projekteve të gjelbra. Gjithashtu ky bashkëpunim strategjik përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të tranzicionit të gjelbër dhe avancimit të agjendës së Shqipërisë për integrimin në BE.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%