play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Mardini, qyteti 2000-vjeçar ku ende flitet gjuha e Jezusit

today12/05/2022

Background
share close

Porta të larta, mure të vjetra guri dhe rrugica të ngushta me kalldrëm ku dëgjohen biseda në arabisht, armenisht, toranisht, turqisht dhe aramaisht, një gjuhë e lashtë semite që dikur besohet se është përdorur nga Jezusi.

Gjuha aramaike

Gjuha aramaike, është një gjuhë semite, që fillimisht flitej nga popullsia e lashtë e Lindjes së Mesme të njohur si aramaenë. Ajo ishte e lidhur me hebraishten, gjuhën siriane e fenikase. U shkrua me alfabetin fenikas. Mendohet se aramaishtja është shfaqur për herë të parë në mesin e aramejve, rreth fundit të shekullit të 11- të p.e.s. Nga shekulli i 8-të p.e.s. ishte pranuar nga asirianët si gjuhë e dytë. Më pas, ajo u bë gjuha zyrtare e dinastisë persiane Akameniane (559–330 p.e.s. ).

Hebraishtja ishte gjuha e shkrimeve të shenjta. Por gjuha e folur e përditshme e Jezusit mendohet të ketë qenë aramaishtja.

Ky është Mardini, një qytet në Turqinë juglindore, ku historia mijëravjeçare ka lënë gjurmë në çdo cep. Ndërtesat vezulluese të Mardinit, janë të ndërtuara në një kodër që shikon përtej fushave deri në Sirinë e sotme, por një herë e një kohë qyteti ishte pjesë e Mesopotamisë, një rajon i kufizuar nga lumenjtë Eufrat dhe Tigër. I vendosur aty ku erdhën në pushtet qytetërimet e mëdha si sumerët dhe babilonasit, Mardini ka një histori komplekse.

Në kohë të ndryshme, pothuajse të gjithë zotëronin një pjesë të Mardinit. Arabët Nabate e quajtën atë shtëpi nga viti 150 p.e.s deri në vitin 250 të e.s., por në shekullin e 4-të u shndërrua në një vendbanim të rëndësishëm të krishterë sirian, të krijuar nga asirianët. Më pas erdhën romakët dhe bizantinët, ndërsa në shekullin e 11-të, nisën të vinin turqit selxhukë. Sot Mardini ka një atmosferë unike dhe është një konglomerat fesh e etnish, si dhe një qytet i gjallë e dinamik ku e kaluara gërshetohet me të tashmen.

Në Mardin gjenden kisha e xhamia shumë të vjetra, që qëndrojnë krah njëra-tjetrës prej shekujsh. Studiuesit kanë pasur mundësi të gjejnë në to mbishkrime të shumta selxhuke, artukide dhe osmane.

Pak kilometra jashtë qytetit, gjendet manastiri madhështor i Deyrulzafaran (Shtëpia e Shafranit) dhe selia e Patriarkanës Ortodokse Siriane. Ky kompleks i madh me mure guri, u ndërtua fillimisht si një tempull kushtuar adhurimit të diellit. Edhe pse u shkatërrua nga persianët dhe më pas u plaçkit nga pushtuesit mongolë në shekullin e 14-të, monumentet e nëndheshme pranë manastirit ekzistojnë ende. Udhëtimet me guidë, i çojnë vizitorët nëpër labirinte përmes dyerve prej druri 300-vjeçare, ku janë gdhendur mbishkrime në gjuhën siriane.

Në Mardin, një tjetër atraksion turistik është kështjella, e ngritur shumë lart mbi qytet. Njerëzit kanë mundësi që të shijojnë një gotë vere me pamjen fantastike që të ofron kalaja. Shumica e verëbërësve vendas janë asirianë. Ata ndjekin traditat e lashta dhe përdorin rrushin rajonal për të prodhuar verëra krejtësisht unike.

Një qytet tjetër shumë pranë Mardinit, është edhe Dara, dikur një qytet i rëndësishëm ushtarak i Romës Lindore. Gërmimet arkeologjike në Dara nuk kanë ndaluar që nga viti 1986. Gjetjet kanë qenë të bollshme, më e fundit ishte një punishte ulliri që daton nga shekulli i gjashtë. Kjo konfirmon se qyteti ishte një qendër e rëndësishme e prodhimit dhe tregtisë së vajit të ullirit, por edhe një vend i konflikteve të shumta ushtarake. Shumë cisterna nëntokësore të mbetura nga sistemi origjinal i ujitjes së Mesopotamisë, janë të hapura për publikun.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *