Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/08/2023
Investimi në Qendrën e Gruas, Shërbimin e Urgjencës dhe Qendrën e Riprodhimit të Asistuar është drejt përfundimit. Kështu ka deklaruar ministrja e shëndetësisë gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin “Koço Gliozheni”.
“Ky është një spital, i cili, riorganizohet pas këtij investimi, me një strukturë të re pritëse, me një strukturë të re shërbimi urgjence, ku do të kemi një pritje adekuate për të gjitha gratë shtatzëna apo që marrin shërbime në këtë strukture, e mbi të gjitha do të kemi mundësi edhe për optimizimin e shërbimit, pra gjithë stafet mjekësore do të qëndrojnë tashmë të organizuar në këto struktura që ne po adaptojmë në mënyrën më të mirë funksionale”
Manastirliu tha se për herë të parë në Shqipëri po krijohen kushtet për të realizuar procedurën e riprodhimit in vitro falas.
“Puna nuk po ndalet dhe për Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, ku brenda këtij viti, ashtu sikurse kishim premtuar, do të fillojmë këtë procedurë të re. Jemi duke punuar për përgatitjen e stafit dhe për fuqizimin e kapaciteteve në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi dhe një ekip të mirë-trajnuar, i cili do të vazhdojë edhe edukimin në vazhdim përsa i përket këtyre procedurave, të cilat, për herë të pare, do të realizohen në spitalin publik, pikërisht në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’,”
Investimi në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, është qendra e parë e këtij lloji në spitalet publike dhe pritet t’ju vijë në ndihmë çifteve që kanë probleme me riprodhimin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)