Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Maria Salud Ramirez Caballero, gruaja që frymëzoi personazhin e Mama Coco-s në filmin e famshëm “Coco”, i cili fitoi Oscarin për filmin më të mirë të animuar në vitin 2018, vdiq të dielën.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Doña María Salud Ramírez Cabagero, ‘Mama Coco’, një grua e palodhur që ishte një model jete, frymëzimi për këtë personazh që u adhurua dhe bëri xhiron e botës”, shkroi Roberto Monroy, sekretar i turizmit i Michoacán në Twitter.
Donia Maria vdiq në moshën 109-vjeçare, në fshatin ku lindi, Santa Fe de la Laguna, pranë liqenit turistik Pazcuaro.
Produksioni i Disney, i cili tregon historinë e një djali që kërkon historinë e familjes së tij përmes kësaj tradite meksikane, e bëri Ramirez një person të famshëm. Turistët shkonin rregullisht në shtëpinë e saj për të bërë fotografi me gruan, e cila dukej pothuajse identike me personazhin Mama Coco, raportuan mediat meksikane.
Filmi “Coco” tregon historinë e një djali të vogël i cili nisi një udhëtim imagjinar në botën e të vdekurve për të zbuluar historinë e paraardhësve të tij, veçanërisht atë të stërgjyshit të tij, babait të Mama Coco.
“Falënderimi më i madh për popullin e Meksikës. “Coco” nuk do të ekzistonte pa kulturën e tyre dhe traditat e tyre tepër të bukura”, tha regjisori i filmit Lee Ankrich gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)