play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Malinois belg shpallet qeni më i zgjuar në botë

today09/01/2023

Background
share close

Belgian Malinois | Description, Characteristics, & Facts | Britannica

Qeni Border Collie shpesh mendohet si qeni më i zgjuar në botë për shkak të instiktit tij për të ruajtur bagëtitë. Por shkencëtarët kanë zbuluar se Malinois belg mund të jetë qeni më inteligjent.

Një Malionis është zgjedhja e parë për ata që kanë nevojë për qen nuhatës, roje ose policie, dhe tani të dhënat tregojnë se ata janë zgjedhja perfekte pasi janë të pavarur, zgjidhës të problemeve, të shpejtë për t’u përgjigjur dhe të aftë në leximin e njerëzve.

Më shumë se 1000 qen nga 13 raca të ndryshme u rekrutuan dhe kompetenca e tyre u provuan në 10 detyra (shtatë njohëse dhe tre të sjelljes). Ata më pas u vlerësuan nga ekspertët e smartDOG.

Belgian Malinois: Dog Breed Characteristics & Care

“Shumica e racave kishin pikat e tyre të forta dhe të dobëta,” tha për The Telegraph Saara Juntila, autore e studimit dhe një studiuese e doktoraturës në njohjen e qenit në Universitetin e Helsinkit.

“Për shembull, Labrador Retriever ishte shumë i mirë në leximin e gjesteve njerëzore, por jo aq i mirë në aftësinë për zgjidhjen e problemeve hapësinore”, tha ajo.

Më pas Dr.Juntila u shpreh se “disa raca, si Shetland Sheepdog, shënuan rezultate të barabarta në pothuajse të gjitha testet, d.m.th., ata nuk kishin rezultate as shumë të larta dhe as shumë të ulëta për ndonjë test”.

Ndërsa qeni belg Malinois u dallua në shumë nga detyrat njohëse, duke pasur rezultate shumë të mira në shumicën e testeve,” shtoi autorja e studimit Dr Katriina Tiira, pronare dhe shefe ekzekutive e smartDOG.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *