play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Mahniten vizitorët, ky fshat ka formën e një njeriu gjigant!

today01/05/2023

Background
share close

Në Itali gjendet një nga fshatrat më të bukur e të veçantë të parë nga lartësia. Bëhet fjalë për fshatin Centuripe, i vendosur në ishullin italian të Sicilisë, i cili ngjan me formën e një njeriu gjigant dhe të çuditshëm. Kushdo që arrin ta shohë nga lart këtë fshat, ngelet i mahnitur nga ai.

Forma është si ajo e një njeriu me krahët dhe këmbët e shtrira. Sipas disave, forma e fshatit, që duket si një yll deti, është mjaft befasuese. Fotografi Pio Andre Berry fluturoi dronin e tij nga pika më e lartë e fshatit në një lartësi prej 120 metrash për të kapur këndin më të mirë.

Fshati është projektuar dhe planifikuar në këtë mënyrë që transporti të jetë i lehtë. Planet e zonave në të cilat formohen rrugët që shtrihen nga qendra në drejtime të ndryshme quhen planifikim polilobat (shumëlobësh) dhe ky lloj planifikimi preferohet në tokat malore. Historia e fshatit daton në shekullin e V para Krishtit.

Rikujtojmë, se së fundmi, një fshat polak ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale ditët e fundit. Bëhet fjalë për Suloszowa, ku të gjithë banorët jetojnë në një rrugë. Vendi piktoresk 45 minuta nga Krakovi-fshati Suloszowa, falë paraqitjes së pazakontë të shtëpive të banorëve vendas, tërheq vëmendjen e miliona njerëzve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *