play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Madonna nuk e shet diskografinë e saj dhe për këtë nuk do të ndryshojë mendje!

today03/08/2022

Background
share close

Madonna nuk ka ndryshuar mendje  rreth rëndësisë së zotërimit të të drejtave ligjore të muzikës.

Në një intervistë të fundit për revistën “Variety”, ajo tha se nuk  planifikon  të shesë katalogun e pasur muzikor.

Kur u pyet pse nuk do ta konsideronte mundësinë për t’i shitur të drejtat e diskografisë së saj, siç kanë bërë  muajt e fundit këngëtarët si, Justin Timberlake dhe Sting, ajo u përgjigj menjëherë duke thënë: “Sepse ato janë këngët e mia.

Zotërimi i muzikës tënde është gjithçka që ka rëndësi, apo jo?”.

READERS' POLL RESULTS: Your Favorite Madonna Albums of All Time Revealed &  Ranked

Megjithëse ajo ende e ruan pronësinë mbi katalogun e saj, në gusht të vitit të shkuar  Madonna  nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi me kompaninë, “Warner Music Group”.

Këngëtarja pohoi se partneriteti me këtë kompani ishte i mahnitshëm, si dhe e konfirmoi se ajo do ta ketë një rol ekzekutiv në mënyrën se si do të ribotohet materiali i saj i vjetër.

Madonna, deklaroi disa kohë më parë se ka vendosur të realizojë filmin e saj biografik, me qëllim që t’i ndalojë “burrat mizogjenë” që ta marrin përsipër projektin.

Siç u bë e ditur në vitin 2020, këngëtarja e ka bashkëshkruar dhe po e bënë regjinë e filmit ende të patitulluar.

Besohet se aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, po konsiderohet për rolin protagonist të projektit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *