Ajo cilësohet si Mbretëresha e pop-it me një karrierë gati katër dekada. Megjithatë, Madonna duket ende si një adoleshente, të paktën sipas fansave të saj.
Këngëtarja 63-vjeçare postoi disa fotot në rrjetet sociale, ku kishte përdorur edhe filtra nga Instagrami.
Fansat reaguan menjëherë duke lënë pas projektet e këngëtares dhe u morën më shumë me pamjen e saj. “Ajo duket si 16 vjeç. E ka fytyrën si një fëmijë”, shkroi dikush në rrjetet sociale.
Një tjetër nga fansat e quajti Madonna-n “Perëndeshë”, ndërsa një tjetër shkroi se ajo duket e pabesueshme.
Megjithatë, nuk ishin të pakët ata që ngritën akuza ndaj yllit të popit për ekzagjerimin e përdorimit të photoshop-it. “Na trego fytyrën tënde të vërtetë”, shkroi dikush.
Post comments (0)