Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është në favor të konstitucionalizimit të së drejtës për abort, një veprim që ai tha se do të ishte një “shenjë solidariteti” me gratë.
Macron e bëri njoftimin, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në një ceremoni për nder të avokates franceze Giselle Alimi, e cila vdiq në 2020 në moshën 93-vjeçare.
Alimi, e lindur në Tunizi, mbrojti me pasion të drejtën e grave për të abortuar. Në një gjyq historik, në vitin 1972, Alimi fitoi pafajësinë e një të miture që po gjykohej për abort pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi.
“Shpresoj se fuqia e këtij mesazhi do të na ndihmojë të amendojmë Kushtetutën tonë dhe të përfshijmë në të lirinë e grave për të kërkuar një abort, në mënyrë që asgjë të mos parandalojë apo shfuqizojë diçka që do të jetë e pakthyeshme”, tha presidenti francez
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)