Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/01/2024
Atletja Luiza Gega pretendoi disa ditë më parë për mosdhënien e shpërblimeve për vitin 2023. Sot ka reaguar edhe Ministria e Sporteve. Ministria ka reaguar duke thënë ndër të tjera se Gega ka marrë 13 shpërblime në bazë të rezultateve që ka arritur.
Ja reagimi i plotë:
Mbështetja e sportistëve elitarë është në qendër të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. MAS i ka mbështetur dhe mbështet në vazhdimësi sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre përmes mbështetjes për federatat dhe përmes shpërblimeve direkte për rezultatet që kanë arritur në gara në arenën ndërkombëtare.
Shpërblimet e dhëna bazohen në parashikimet e nenit 27 të Ligjit 79/2017 “Për sportin” i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij. Vetëm për vitin 2023 shpërblimet e sportistëve elitarë kanë rezultuar rreth 55 milionë lekë për 23 sportistë elitarë dhe trajnerët respektive për arritjet në sportet që përfaqësojnë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)