play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Luiza Gega pretendoi se nuk i kanë dhënë shpërblimin, reagon Ministria e Arsimit dhe Sporteve

today16/01/2024

Background
share close

Atletja Luiza Gega pretendoi disa ditë më parë për mosdhënien e shpërblimeve për vitin 2023. Sot ka reaguar edhe Ministria e Sporteve. Ministria ka reaguar duke thënë ndër të tjera se Gega ka marrë 13 shpërblime në bazë të rezultateve që ka arritur.

Ja reagimi i plotë:

Mbështetja e sportistëve elitarë është në qendër të politikave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. MAS i ka mbështetur dhe mbështet në vazhdimësi sportistët elitarë dhe trajnerët e tyre përmes mbështetjes për federatat dhe përmes shpërblimeve direkte për rezultatet që kanë arritur në gara në arenën ndërkombëtare.

Shpërblimet e dhëna bazohen në parashikimet e nenit 27 të Ligjit 79/2017 “Për sportin” i ndryshuar dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij. Vetëm për vitin 2023 shpërblimet e sportistëve elitarë kanë rezultuar rreth 55 milionë lekë për 23 sportistë elitarë dhe trajnerët respektive për arritjet në sportet që përfaqësojnë.

 

Atletja jonë Luiza Gega është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri tek ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet e vitit 2023. Do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, duke qenë dhe një vit olimpik, mbështetjen për sportistët tanë elitarë.

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *