play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Luiza Gega në finalen e Botërorit/ Kualifikohet e treta në bateri me kohën 9 minuta e 17 sekonda

today24/08/2023

Background
share close

Luiza Gega u kualifikuar të mërkurën për në finalen e garës së 3,000 m me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Atletja kuqezi erdhi në këtë garë jo në formën e saj më të mirë, për shkak të një problemi muskulor dy javësh, dëmtim që e ka shqetësuar deri në ditët e fundit para baterive kualifikuese.

Megjithatë, sikundër pati pohuar të mërkurën paradite për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, Gega është futur në garë, minimalisht për të siguruar vendin midis 15 finalisteve të 3,000 m/p më 27 gusht.

Kanë 3 qenë bateri kualifikuese që u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje, teksa ishin 35 atlete që konkurruan për vendin në finale, aty ku u kualifikuan 5 të parat e çdo baterie.

Bateria e Luiza Gegës, që ishte edhe bateria e 3-të dhe e fundit, ishte programuar të niste rreth orës 20:23 dhe, pasi një starti që është përsëritur, atletja shqiptare ka marrë kryesimin, duke e mbajtur atë për disa xhiro. Ka qenë një administrim i shkëlqyer i garës nga ana e sportistes shqiptare, e cila, duke iu ruajtur përkeqësimit të dëmtimit, mbërriti në finish e 3-ta, me kohën 9 minuta, 17 sekonda e 71 të qindtat.

Kjo i ka mjaftuar asaj për të siguruar vendin midis 15 finalisteve të kësaj gare, duke shpresuar t’i shfrytëzojë ditët e mbetura deri në mbrëmjen e 27 gushtit për t’u riaftësuar plotësisht dhe për të synuar edhe podiumin e Botërorit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *