play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Lufta kundër pastrimit të parave, Ministri Mete: Shqipëria del nga lista gri e MONEYVAL

today27/10/2023

Background
share close

Ministri i Financave, Ervin Mete ka bërë me dije se Shqipëria ka dalë nga lista gri e Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL).

MONEYVAL është një organ monitorues i përhershëm i Këshillit të Evropës, i cili vlerëson përputhshmërinë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin dhe efektivitetin e zbatimit të tyre.

Në konferencën vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Mete tha se vendimi u mor mëngjesin e kësaj të premte (27 tetor) nga Asambleja e Përgjithshme e MONEYVAL. Ministri u shpreh se kjo do të sjellë përfitime afatgjata për Shqipërinë dhe përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar.

Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë“, u shpreh Mete.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *