Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Parlamenti i Lituanisë ka vendosur të ndalojë me ligj shtetasit rusë të blejnë pasuri të paluajtshme në vendin baltik, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.
Ndalimi, i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2024, nuk do të përfshijë rusët që kanë marrë një leje qëndrimi në vend. Parlamenti gjithashtu ndaloi lëshimin e vizave të reja për qytetarët e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.
Shumë qytetarë të këtyre dy vendeve që kanë dokumente, të tilla si vizat e lëshuara më parë, do t’i nënshtrohen kontrolleve në kufi për t’u siguruar që ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“Shumica dërrmuese e qytetarëve rusë mbështesin veprimet agresive ushtarake të vendit të tyre dhe nuk ndërmarrin veprime për të ndaluar regjimin e vendit të tyre nga sulmi, kështu që ata janë gjithashtu përgjegjës,” tha zëvendësministrja e Jashtme Djurgita Neliupsiene në prezantimin e projektligjit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)