play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Liria e medias, Shqipëria shënon rritje

today03/05/2023

Background
share close

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Organizata “Gazetarët Pa Kufij” shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore përkeqësimin e situatës për shkak të luftës në Ukrainë, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga lajmet e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.

Sipas Treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2023, Shqipëria ka shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë, por sërish mbetet në listën e vendeve problematike. Në raportin e publikuar nga Organizata Gazetarët pa Kufij, vendi ynë renditet në vendin e 96-të, nga i 103-ti që renditej një vit më parë, duke shënuar rritje me 7 vende.

Në raport thuhet se Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e sulmit kibernetik nga Irani. Raporti thekson se Gazetarët që mbulojnë demonstratat dhe operacionet policore ndonjëherë janë viktima të dhunës policore, por krimi i organizuar përfaqëson një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e tyre.

Megjithëse policia kohët e fundit ndërmori hapa për të hetuar sulmet kundër gazetarëve, mosndëshkimi për këto krime, i kombinuar me përpjekjet politike për të diskredituar gazetarët, ka krijuar një klimë që ka gjasa të inkurajojë sulme të mëtejshme. Në mars të vitit 2023, selia e Top Channel ishte shënjestër e një sulmi të paprecedentë me armë automatike që vrau një nga rojet e tij të sigurisë.

Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa për Serbinë thuhet se mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse. Sipas raportit këtë vit ajo radhitet në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë, me 12 vende.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij që analizon situatën në 180 vende të Botës, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *