Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Lionel Messi di veç të shkruajë histori! Argjentinasi ka fituar për herë të 8, “Topin e Artë”. Ky çmim vjen pasi ai fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën. Aktualisht ai luan në Amerikë me Inter Miami.
Në një ceremoni që u zhvillua në Paris, Messi e mori trofeun mes duartrokitjeve të shumta.
“Është kënaqësi të jem këtu edhe një herë për të shijuar këtë moment”, tha Messi.
Ai ishte kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim. Rival kryesor kishte norvegjezin Erling Haaland, ky i fundit golashënuesi më i mirë i Premier League, kampion i Anglisë me Manchester City, fitues në FA Cup dhe natyrisht triumfues në Champions League.
Lionel Messi from @InterMiamiCF keeps extending his record with eight Ballon d’Or!
🌕🌕✨✨
🌕🌕✨✨✨
🌕🌕✨✨✨✨✨
🌕🌕✨✨✨✨✨✨✨#ballondor pic.twitter.com/fDpFMqMl1Y— Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023
Sulmuesi norvegjez fitoi çmimin për golashënuesin më të mirë dhe u rendit i dyti. Në vend të tretë u rendit Mbappe.
Topin e Artë për femra e fitoi Aitana Bonmati. 25-vjeçarja fitoi Champions League e kampionatin spanjoll me Barcelonën sezonin e kaluar plus Kupën e Botës me Spanjën.
Bellingham fitoi trofeun Kopa për lojtarin më të mirë të ri. Emniliano Martinez, portieri argjentinas i Aston Vilës fitoi çmimin për portierin më të mirë.
Manchester City fitoi çmimin e skuadrës më të mirë për meshkuj, ndërsa për femra çmimi shkoi për Barcelonën./
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)