play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Lindi nën rrënojat e tërmetit, tentojnë të rrëmbejnë foshnjen

today14/02/2023

Background
share close

Mijëra qytetarë ofrohen të adoptojnë beben e lindur nën rrënojat;  familjarët e saj vdiqën! – Revista Bordo

Persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë. Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar tha se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe e dhunuan atë.

Raportet në mediat sociale sugjeruan se sulmuesit kërkonin të rrëmbenin foshnjën e porsalindur në rrënoja. Vajza, e cila është quajtur Aya, që do të thotë në arabisht “një shenjë nga Zoti”, ka qenë në spital që nga momenti kur tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Zyrtari tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e kishte dëbuar atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin.

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë Aya-n.  Xhaxhai nuk pranon: Do e rrisim vetë - POLITIKOFF

Nëna, babai dhe katër vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofë dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, me njerëz nga e gjithë bota që po ofrohen për ta ndihmuar.

Megjithatë, disa persona janë shfaqur duke pretenduar në mënyrë të rreme se janë të afërm të saj, duke bërë që policët lokalë ta ruanin atë.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, zbuluan Aya-n më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, ende e  lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *