Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2022
Qeveria do të përfshijë në tatimin mbi të ardhurat edhe bizneset me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, nga 0 që është aktualisht.
Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, duke përfshirë edhe profesionet e lira, do të tatohen në mënyrë progresive.
Në projektligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat” të publikuar për konsultim përcaktohet se kjo kategori që deri më tani nuk taksohej për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të taksohen 15%, ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.
Lista me profesionet e lira të cilat do të përfshihen ne këtë taksim të ri nga viti i ardhshëm ende nuk është bërë publike, por do të publikohet me vendim qeverie.
Projektligji përcakton se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi t’u njihen shpenzimet nga 30% deri në 90% sipas llojit të biznesit.
Ligji sjell ndryshime që prekin edhe kategori të tjera. Kështu, kush ka deri në 2.04 milionë të ardhura individuale në vit do të tatohet 13%, ndërsa për tatimpaguesit që tejkalojnë këtë kufi të ardhurash aplikohet norma maksimale e taksimit 23%. Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)