play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në New York

today21/09/2022

Background
share close

I kthyer në një traditë të përvitshme, është mbajtur në New York takimi i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Të gjendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të nisjes punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, liderët e vendeve të rajonit janë pritur nga Borrel dhe emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi u mbajt në ambientet e selisë së OKB-së, teksa Shqipëria përfaqësohej nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga Presidentja Vjosa Osmani.

Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkroi Edi Rama në rrjetet sociale ku publikoi edhe disa foto nga ky takim.

Tema e diskutimit nuk u bë publike, por më herët ishte bërë e ditur se në fokus të diskutimeve do të ishte situata në Ballkan e ndryshuar në mënyrë dramatike pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë qëndrimit të tij në selinë e OKB-së në New York, Kryeministri Edi Rama pati një takim të shkurtër me Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe publikoi edhe një foto nga ky takim.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i Hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkroi Vuçiç në postimin e tij.

Kreu i qeverisë shqiptare ka një axhendë të ngjeshur takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa të shtunën është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *