Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Legjenda e futbollit, Pele, i është drejtuar me një letër publike Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë.
Në letrën e publikuar në rrjetet sociale, Pele i drejtohet Putinit me një kërkesë direkte, që të ndalojë luftën në Ukrainë, pasi sipas tij, ky konflikt po sjell vetëm dhimbje, frikë, terror e ankth.
“Sot Ukraina po kërkon që të harrojë të paktën për 90 minuta dramën që ka përfshirë vendin e saj. Prandaj, dua të përfitoj nga fitorja e tyre në Skoci për të bërë një kërkesë direkte, të ndalohet pushtimi. Nuk ka absolutisht asgjë që të justifikojë këtë dhunë të vazhdueshme. Ky konflikt është i poshtër, i pajustifikueshëm dhe sjell vetëm dhimbje, frikë, terror e ankth.
Luftërat ekzistojnë për të ndarë kombet, por nuk ka asnjë ideologji të justifikueshme që predhat dhe plumbat të varrosin ëndrrat e fëmijëve, të ndajnë familjet dhe të vrasin të pafajshmit. Fuqia për të ndalur këtë konflikt është në duart e tua, në të njëjtën që shtrënguam aq përzemërsisht në Moskë, në takimin tonë të fundit në vitin 2017”, mbyll Pele postimin e bërë ndaj Vladimir Putinit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)