Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/12/2024
Kundërshtimi i buxhetit është vetëm mënyra kushtetuese për të mbrojtur publikun nga masat ‘ndëshkuese’, thotë Marine Le Pen, lidere e Tubimit Kombëtar në Francë.
Le Pen ka thënë se mbështetja e një mocioni mosbesimi për të rrëzuar Michel Barnier nga posti i kryeministrit është mënyra e vetme kushtetuese për të mbrojtur publikun francez nga një buxhet “i rrezikshëm, i padrejtë dhe ndëshkues”.
Rrëzimi i këtij buxheti është, për fat të keq, e vetmja mënyrë që na jep kushtetuta për të mbrojtur francezët nga një buxhet i rrezikshëm, i padrejtë dhe ndëshkues, i cili për më tepër përkeqëson deficitet tashmë monstruoze të 7 viteve të makronizmit”, shkruan ajo.
Gjatë fundjavës, Le Pen kërkoi që Barnier të bëjë lëshime të mëtejshme buxhetore për të shmangur një mocion mosbesimi. Barnier kishte hequr tashmë një rritje të planifikuar të taksës së energjisë elektrike, por RN donte gjithashtu që ai të rriste pensionet në përputhje me inflacionin.
Barnier bëri disa lëshime, por jo të mjaftueshme, në sytë e Le Pen, e cila akuzoi ish-negociatorin e Brexit se nuk e mbajti premtimin për të dëgjuar grupet politike që kundërshtojnë projektligjin e buxhetit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)