Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/02/2024
Chiara Ferrani dhe reperi italian Fedez janë ndarë pas 8 vitesh së bashku.
Çifti zgjodhi të jepte fund rrugëtimit së bashku, pavarësisht martesës së tyre pesëvjeçare dhe dy fëmijëve që kishin së bashku, sipas faqes së internetit Dagospia.
Lajmi për ndarjen e tyre doli nga faqja e saj e internetit ku thuhet: “Që në Sanremo e vitit të kaluar, (ata kishin grindje).
Megjithatë, kur ajo hyri në telashe, Fedez ishte më pak mbështetës, duke fajësuar faktin se problemet e saj ligjore po preknin biznesin e tij. Një lojë fajësimi në të cilën Fedez ngriti zërin ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi shkoi në Miami me asistentin e tij dhe përfundimisht u largua nga shtëpia”.
Raportohet se reperi u largua nga shtëpia e tyre në Milano të dielën e kaluar dhe nuk u kthye më. Chiara Ferragni e kishte bërë postimin e saj të fundit me ish-bashkëshortin në rrjetet sociale më 10 dhjetor 2023.
Influencuesja italiane është përgjithësisht shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me miqtë e saj online foto dhe video të jetës së saj familjare. Në shumicën e tyre, ka qenë edhe Fedez. Por, siç duket, së fundmi Chiara Ferrani e ka mbajtur larg publikut jetën e tyre personale.
Në fotot e fundit që kishte publikuar, ajo ka pozuar me bashkëshortin e saj në dëborë, ndërsa në fotot e tjera shiheshin duke shijuar një darkë së bashku. Ajo e ka mbishkrimin e postimit të saj: “Një natë e bukur e së shtunës”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)