Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, pësoi një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes së Premier League me Everton, kundër Bournemouth, të shtunën e kaluar. Pas një kohe të shkurtër në fushë, vetëm 32 minuta, Broja u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Mjekët e Everton konfirmuan se lëndimi është i lehtë dhe nuk do të ndikojë në rikuperimin e tij afatgjatë. Sipas raportimeve nga Anglia, 23-vjeçari do të jetë jashtë për ndeshjen e Kupës kundër Peterborough këtë të martë, pasi mjekët rekomandojnë pushim dhe kujdes të mëtejshëm.
Megjithatë, lajmet pozitive janë se Broja pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në fundjavën e ardhshme, në përballjen me Fulham. “Pas ekzaminimeve të detajuara, duket se lëndimi është i lehtë dhe Armando do të rikuperohet shpejt. Ai mund të kthehet në fushë pas vetëm një ndeshje pushim,” ka deklaruar stafi mjekësor i Everton.
Kjo është një lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, pasi Broja mbetet një nga shpresat kryesore për sulmin e skuadrës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)