Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Monako është shteti me internetin më të shpejtë në botë. Sipas matësit Wisevoter, ky shtet me vetëm 36 mijë banorë, ka internet me shpejtësi mesatare prej 319.59 Mbps.
Sipas matësit, ky shtet evropian ka arritur të shfrytëzojë për mrekulli infrastrukturën e tij dhe të lidhë shtetin me nivel të lartë interneti.
Kjo shpejtësi ua ka mundësuar bizneseve dhe agjencive të përfitojnë komunikim, ngarkim dhe shkarkim të lartë të mesazheve dhe të dhënave online.
Pas Monakos renditen Singapori me 300.83 Mbps, Kili 298.5, Hong-Kongu 292, Kina 280, Zvicra 279, Franca 271, Danimarka 270, Rumania e Tajlanda 260. Ndërsa, Kosova sipas matësit renditet e 84-a, me 74.7 Mbps e Shqipëria e 88-a.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)