play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ky është shteti i parë amerikan që ndalon TikTok

today18/05/2023

Background
share close

Collage Maker 18 May 2023 06 10 AM 4235 1280x720

Montana është shteti i parë amerikan që ndalon aplikacionin TikTok! Vendimi erdhi pasi SHBA-ja argumenton se ky aplikacion ka qëllime të fshehta, përtej atyre që duken.

“Për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve nga Partia Komuniste Kineze, unë kam ndaluar TikTok në Montana”, tha në Twitter Greg Gianforte, guvernatori republikan i shtetit veriperëndimor prej një milion e gjysmë banorë.

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe shumë politikanë amerikanë argumentojnë se platforma e videove të shkurtra e përdorur nga 150 milionë amerikanë i lejon Pekinit të spiunojë dhe manipulojë përdoruesit, diçka që kompania e mohon kategorikisht.

Mirëpo ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë. Grupi i të drejtave civile akuzoi autoritetet shtetërore për censurë.

“Me këtë ndalim, Guvernatori Gianforte dhe Legjislativi i Montanës po shkelin lirinë e shprehjes së qindra mijëra banorëve të shtetit që përdorin këtë aplikacion për t’u shprehur, gjetur informacion dhe promovuar bizneset e tyre të vogla në emër të politikës anti-kineze”, tha Keegan Medrano, drejtuesi i organizatës lokale të të drejtave të njeriut.

Përveç çështjeve të të dhënave personale dhe keqinformimit, politikanët amerikanë fajësojnë aplikacionin edhe për efekte të dëmshme në shëndetin e të rinjve (varësia, depresioni).

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *