Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Inteligjenca Artificiale po bën bujë me përditësime të shumta rreth kapaciteteve që nxisin frikën tek masa.
Në vazhdën e prezantimit të “ChatGPT”, platforma teknologjike me rritje më të shpejtë ndonjëherë – është diskutuar se Inteligjenca Artificiale do t’ua marrë punën shkrimtarëve, artistëve, muzikantëve dhe koduesve, etj.
Por një profesion mund të jetë i sigurt për momentin.
Sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young (BYU) në SHBA, kontabilistët njerëzorë ende e kalojnë ChatGPT-n në provimet e kontabilitetit.
Studimi përbëhej nga 327 bashkautorë nga 186 institucione të ndryshme arsimore në 14 vende, në përgjithësi duke kontribuar me 25,181 pyetje të provimit të kontabilitetit në klasë.
Pyetjet mbuluan sistemet e informacionit të kontabilitetit (AIS), auditimin, kontabilitetin financiar, kontabilitetin menaxherial dhe tatimet.
Ato ndryshonin në vështirësi dhe lloj, duke përfshirë e vërtetë dhe false, zgjedhje të shumëfishta dhe përgjigje të shkurtra.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)