play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ky është koleksioni e makinave luksoze të Kim Jong

today17/06/2022

Background
share close

Njihuni me koleksionin e makinave luksoze të Kim Jong-Un - Alsat

Që kur Kim Jong-Un mori detyrën në krye të Koresë së Veriut në vitin 2011, BE dhe SHBA kanë vendosur embargo tregtare dhe financiare me vendin aziatik. Embargo të cilat përfshijnë edhe importin e makinave nga Evropa apo kontinenti amerikan.

Por, “New York Times” zbuloi se në vitin 2019, pavarësisht nga çdo ndalim, Kim Jong-Un arriti të zbarkonte tri modele ultra luksoze makinash në Phenian për t’i përdorur në takime publike dhe institucionale: një “Rolls-Royce Phantom” dhe dy Mercedesë, “Maybach 62S” dhe “S600 Pullman Guard”.

Markat britanike dhe gjermane u distancuan menjëherë, duke deklaruar se respektojnë embargot e Kombeve të Bashkuara dhe se nuk kanë më marrëdhënie tregtare me Korenë e Veriut. Në fakt ishte “New York Times”, media që rindërtoi mbërritjen e tri modeleve premium, të cilat u nisën më 20 qershor 2018 nga porti i Roterdamit dhe mbërritën në Dalian të Kinës, pas 41 ditësh në det.

 

Prej andej, dy “Maybach” lundruan për në Osaka, Japoni, dhe më pas në portin e Busan, Koreja e Jugut, ku hipën në një anije mallrash për në Nakhodka, një qytet rus afër Vladivostok. Dy Mercedesët u ngarkuan më pas në një aeroplan mallrash ushtarak të Koresë së Veriut me destinacion Phenianin.

Nisur nga izolimi dhe mungesa e informacionit zyrtar, nuk dihet nëse makinat e Kim Jong-un kanë karakteristika specifike. Megjithatë, të dhënat standarde teknike janë të mjaftueshme për të përshkruar llojin e makinës për të cilën po flasim.

“Mercedes Maybach 62S” fuqizohet nga një motor V12 me dy turbo benzine 5.9 litra, me 612 kuaj fuqi dhe 1000 Nm çift rrotullues. Një sedan i gjatë dhe luksoz, me rrota 20″, interier me materiale të çmuara lëkure dhe veshje druri, fibër karboni dhe llak të zi. Çmimi është rreth 560.000 euro.

“Mercedes Maybach S600 Pullman Guard” është një limuzinë e vërtetë, me një motor dizel V12 twin-turbo 5.9, që prodhon 530 kf dhe 830 Nm çift rrotullues. Është një makinë e projektuar kryesisht për takime institucionale, pasi mund të instalohen sirena, drita ndezëse, radio me dy drejtime, dyer dhe dritare të blinduara, të aftë për të ndaluar plumbat e kalibrit 7.62.

Një makinë që madje është në gjendje të mbrojë pasagjerët nga shpërthimet deri në 15 kg TNT në një distancë prej 4 metrash nga vetë makina. Pra, nuk po flasim për një makinë të zakonshme dhe për rrjedhojë çmimi është shumë i lartë: rreth 1.4 milionë euro.

Së fundi, “Phantom’ është një nga modelet më të famshme të “Rolls-Royce”. Për ta blerë ju nevojiten rreth 500 mijë euro, një çmim i justifikuar nga trupi i tij prej alumini, motori me benzinë ​​460 kuaj fuqi, 6.7 V12 dhe kabina e pasagjerëve me materiale lëkure dhe veshje druri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *